Gara për IA: Kazakistani përballet me presion për të zgjedhur mes SHBA – Kinë
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë ndërmarrë nisma për të ndikuar në të ardhmen e Inteligjencës Artificiale (IA) dhe Kazakistani mund të detyrohet të zgjedhë njërën palë. Si i vetmi vend që i është bashkuar si nismës amerikane Pax Silica, ashtu edhe Organizatës së Kinës për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale (WAICO), politika e tij e jashtme po përballet me presion të ri, ndërsa Uashingtoni dhe Pekini garojnë për ndikim teknologjik. Pozita e pazakontë e Kazakistanit ka tërhequr vëmendjen e Uashingtonit, teksa Shtetet e Bashkuara përpiqen të kufizojnë ndikimin e Kinës në teknologjinë e IA-së dhe zinxhirët e furnizimit të saj. Agjencia Reuters raportoi muajin e kaluar se Qeveria amerikane po përgatitej t’u thoshte dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin mes nismave konkurruese për IA-në. Një...
Burimi:
syri.net