Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri
Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së. Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat. Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e...