Burimi:
Vizionplus.tv

Gani Gërmia i rrëfen Erandit në Ferma VIP historinë e trishtë: Vëllai ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë
👁10485
Mbrëmjen e djeshme, aktori Gani Gërmia është bërë pjesë e Ferma VIP, si fermeri më i ri. Sot, Erand Sojli e ka mirëpritur Ganiun duke i bërë kafen e mëngjesit dhe gjithashtu ka kërkuar të dijë më shumë rreth tij dhe familjes. Ganiu i ka rrëfyer Erandit për historinë e trishtë të humbjes së vëllait në moshë të re. “Kam prindërit dhe një vëlla. Kemi qenë 3 vëllzër, kemi mbetur 2. Njëri ka ndërruar jetë prej një sëmundje të rëndë, para 3 vitesh. Unë jam 30 vjeç”, tregoi ai./vizionplus.tv