Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam socialiste
👁13926
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u korrigjua menjëherë nga homologia e tij. Rama, teksa fliste për afërsinë politike mes tyre, tha: “Të dy jemi socialistë. Ndoshta jo socialistët më të mirë, por ne fitojmë zgjedhjet.” Pas kësaj deklarate, Frederiksen e ndërpreu me një buzëqeshje dhe e korrigjoi duke thënë: “Unë nuk jam socialiste.” Rama, i habitur, reagoi duke pyetur: “Nuk jeni socialiste?” Frederiksen e ritheksoi se ajo është socialdemokrate, ndërsa situata u kalua me të qeshura dhe buzëqeshje...