Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gafa diplomatike/ Kajro njohu pavarësinë, kryeministri serb falënderon Egjiptin për mosnjohjen e Kosovës
Đuro Macut dhe Abdel-Wahab Abdel-Razeq KAIRO- Kryeministri i Serbisë, Đuro Macut i shprehu mirënjohjen e tij ndaj Egjiptit për "qëndrimin" e mbajtur mbi çështjen e Kosovës. Por kjo deklaratë është konsideruar si gafë nga mediat e Prishtinës, pasi Egjipti e njohu Kosovën në vitin 2013, ndërsa, nga ana tjetër, zyrtarët serbë kanë pretenduar prej vitesh se është një njohje "joaktive" ose e njohur ndryshe si njohje "e ngrirë". Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Egjipti e njohu Kosovën më 26 qershor 2013. Madje vendimi i Qeverisë së Egjiptit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur është publikuar...