Burimi:
Sot.com.al

Fushata zgjedhore/ Rama dhe Berisha në garë për zemrat e diasporës, të dy fluturojnë të dielën drejt veriut të Italisë
👁3028
Nga dita e hënë, shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të jenë të parët që do të marrin fletët e votimit në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kjo shënon një moment historik, pasi është hera e parë që diaspora shqiptare voton përmes postës. Në prag të këtij procesi, dy liderët kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha, kanë zgjedhur të udhëtojnë në veri të Italisë këtë të diel, për të bërë apel të drejtpërdrejtë ndaj emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje. Edi Rama do të zhvillojë mitingun e tij në Milano në orën 15:00, ndërsa Sali Berisha, vetëm...