Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Furnizonin grupret kriminale me armë! 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre
👁7282
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent'. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, Arbër Hasa, 19- vjeç dhe Joldi Peca, 20- vjeç, të dy banues në Vorë.