Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj nga Vora
👁5963
Dy të rinj janë arrestuar nga policia në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, pasi në automjetin me të cilin lëviznin janë gjetur 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta. Sipas policisë Arbër Hasa (19 vjeç) dhe Joldi Peca (20 vjeç) vepronin si furnizues të grupeve kriminale me armë zjarri, të cilat modifikoheshin me silenciatorë. “Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë dhe të ndjekur në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni “Silent”. Në kuadër të...