Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Funerali i Papës sjell shpresa për paqe në Ukrainë, The Times zbulon prapaskenat: Dy kushtet nga të cilat ka hequr dorë Kievi
👁6433
Presidenti Trump zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm kokë më kokë me Presidentin Zelensky në kuadër të funeralit të Papës, para se të akuzonte Presidentin Putin për zvarritjen e tij në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan The Times. Një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë dukej se po afrohej pas shkëmbimeve intensive në Bazilikën e Shën Pjetrit. Zelensky tha se biseda e tyre 15-minutëshe kishte “potencialin të bëhej historike”, ndërsa Shtëpia e Bardhë e përshkroi atë si “një diskutim shumë produktiv”. Në një shenjë se presidenti amerikan kishte treguar më shumë mirëkuptim për mesazhin ukrainas sesa gjatë...