Frika nga kryengritja, bunkeri sekret për evakuimin e Macronit
Autoritetet franceze kanë hartuar plane emergjence për evakuimin e presidentit Emmanuel Macron në rast të trazirave të rënda sociale apo sulmeve ndaj Pallatit Élysée. Sipas zbulimeve të një libri të ri investigativ, këto plane përfshijnë edhe mundësinë e transferimit të kreut të shtetit në një bunker sekret në periferi të Parisit. Libri “La Nouvelle Armée des Ombres” (“Ushtria e Re e Hijeve”), i shkruar nga gazetarët investigativë Pierre Gastineau, Antoine Isabard dhe Franck Reno, zbulon se institucionet franceze kanë përgatitur skenarë të posaçëm për garantimin e sigurisë së presidentit në rast të një krize të pakontrollueshme. Sipas autorëve, një nga ngjarjet që ndikoi në hartimin e këtyre planeve ishte vala e protestave të “Jelekëve të Verdhë” në vitin 2018. Shqetësimet u shtuan veçanërisht pas një...
Burimi:
ntv.al