Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Francë, faqet pornografike të internetit sërish të aksesueshme pas vendimit të gjykatës
Pas gati tre javësh bllokimi, kompania shumëkombëshe kanadeze Aylo, pronare e faqeve të internetit si Pornhub, YouPorn dhe Redtube, ka rikthyer aksesin në platformat e saj në Francë, sipas Politico. Vendimi i Aylo vjen pas një fitoreje të madhe ligjore për industrinë e pornografisë të hënën, kur një gjykatë franceze vendosi që autoritetet franceze nuk mund të vendosin kërkesa për verifikimin e moshës për kompanitë me seli në shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aylo mban selinë e saj evropiane në Qipro. Në një deklaratë, kompania e quajti vendimin “një mundësi për të shqyrtuar zgjidhje më efektive”, në pritje...