Franca i mbyll derën lirimit të Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet pas hekurave
Ermal Beqiri FRANCË- Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në burg në Francë pasi Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim. Vendimi vjen ndërsa drejtësia franceze po shqyrton kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij. Sipas Le Courrier Picard gjykata mori vendimin të premten më 23 tetor kur Beqiri u paraqit sërish para trupës gjykuese vetëm tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës së tij për lirim. Gjyqtarët vendosën të mos e pranojnë kërkesën duke e lënë biznesmenin pas hekurave. Në të njëjtën ditë Dhoma e Hetimit në Amiens shqyrtoi edhe çështjen e ekstradimit të Beqirit drejt Shqipërisë. Kërkesa është paraqitur nga autoritetet shqiptare, të cilat e kërkojnë biznesmenin në kuadër të një hetimi që lidhet...
Burimi:
zeri.ai