Franca feston “Ditën e Bastijës”, parada madhështore në Champs-Elysees

Franca feston “Ditën e Bastijës”, parada madhështore në Champs-Elysees

Bota E Hënë, 14 Korrik 2025 16:37 Parisi u bë sot epiqendra e festimeve për Ditën Kombëtare të Francës, e njohur si Dita e Bastijës, me një nga paradat ushtarake më të mëdha dhe më të vjetra në Evropë që u zhvillua tradicionalisht në bulevardin Champs-Élysées, në praninë e Presidentit Emmanuel Macron, zyrtarëve të lartë francezë dhe mysafirëve të huaj. Spektakli ushtarak përfshiu mbi 5,600 ushtarë në marshim, qindra automjete, si dhe përfaqësues nga të gjitha forcat e sigurisë: ushtria, marina, forcat ajrore, xhandarmëria, policia, brigada e zjarrfikësve, doganat dhe administrata e burgjeve. Ceremonia nisi me një fluturim mbresëlënës nga Forcat Ajrore, ku 60 avionë francezë dhe 5 avionë të huaj – përfshirë avionë luftarakë evropianë dhe një F18 zviceran – kaluan mbi qiellin e...