Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Vuçiçin: Europa nuk do t’i njohë zgjedhjet e vjedhura

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Vuçiçin: Europa nuk do t’i njohë zgjedhjet e vjedhura

Franca dhe Gjermania i kanë dërguar mesazhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme nuk do të njihen nëse ka parregullsi zgjedhore ose vjedhje votash, raportojnë mediat serbe. Paralajmërimet iu përcollën atij nëpërmjet politikanëve të afërt me Friedrich Merz të Unionit Kristian Demokratik Gjerman dhe individëve të lidhur me presidentin francez Emmanuel Macron, gjë që zvogëlon më tej hapësirën për manipulim në zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga studentët. “Disa burime kanë thënë se Evropa nuk do t’i njohë zgjedhjet nëse ato vidhen, pavarësisht interesave të caktuara që ekzistojnë. Është gjithashtu e mundur që Partia Popullore Evropiane (PPE)...
Burimi: Syri.net