Foto/ Vajzat u bënë barrikadë, një tabor me policë kundër tyre, i lëndojnë me spraj me piper!

Foto/ Vajzat u bënë barrikadë, një tabor me policë kundër tyre, i lëndojnë me spraj me piper!

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia nuk ndal dhunën ndaj të rinjve protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Një grup vajzash dolën para autobotit me ujë për ta ndaluar të ecte përpara. Ata ulen dhe nuk pranuan të lëvizin me qëllim që të mos I hapin rrugën autobotit me ujë për të ecur para. Më pas ndërhyri policia e cila i mori zvarrë vajzat për t’i liruar rrugën autobotit me ujë. Pamjet e filmuara nga gazetari Feliks Bilani tregojnë si një taborë me policë vihen kundër 4 vajzave të reja. Policia i shty  ndërsa një efektiv i hedh në sy njërës prej vajzave spraj me piper me qëllim që ata të tërhiqen.