Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Spiropali takim me kryepeshkopin Joan Pelushi: Frymëzim për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë. ”Vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të uruar nga afër Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin. Kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona...