FOTO/ Dua Lipa zgjedh Ksamilin për të pushuar, ja ku është vendosur këngëtarja

FOTO/ Dua Lipa zgjedh Ksamilin për të pushuar, ja ku është vendosur këngëtarja

Pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur që të kalojë disa ditë relaksi në jugun piktoresk të Shqipërisë. Këngëtarja shqiptare, e cila ndezi skenën në natën e parë të festivalit me një performancë energjike që mblodhi artistë ndërkombëtarë dhe adhurues të muzikës nga e gjithë bota, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të veçantë nga pushimet e saj në rivierën shqiptare. Në një postim në Instagram, Dua ka publikuar një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar, ku shfaqet një perëndim dielli mbi ujërat kristal të detit Jon. “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke reflektuar lidhjen e...