FOTO/ Disa protestues dhe policë në gjendje të rëndë në Bulevard, protesta del jashtë kontrollit

FOTO/ Disa protestues dhe policë në gjendje të rëndë në Bulevard, protesta del jashtë kontrollit

Situata në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” është kritike. Prej disa orësh ka përplasje protestues-Polici te Kryeministria, dhe disa protestues kanë rënë në trotuar në gjendje të rëndë. Nga turma janë hedhur shishe me lëndë djegëse drejt një autoboti uji, duke shkaktuar flakë në mjet, të cilat u shuan menjëherë nga ndërhyrja e një autoboti tjetër. Policia ka nisur aksionin e vendosur kundër protestuesve duke përparuar me makina dhe duke bërë që protestuesit të zmbrapsen. Menjëherë pas avancimit policor, një person është plagosur dhe ka qëndruar i shtrirë në Bulevard. Ndihma e parë u dha nga përfaqësues të medias dhe po i jepet ndihma e parë. Ndërkohë raportohet për persona në gjëndje të rëndë. Nga ana e policisë njoftohet se policë të plagosur. Disa furgona policie...