Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara
Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë. Kjo metodë revolucionare përdor material gjenetik nga një nënë, një baba dhe një grua donatore, për të parandaluar çrregullime të rënda dhe shpesh fatale që kalojnë nga nëna te fëmija. Teknika është zhvilluar në Universitetin e Newcastle dhe për herë të parë po jep frytet e saj, me fëmijë të shëndetshëm që kanë kaluar pengesën gjenetike të mitokondrive të dëmtuara. “Pas vitesh pasigurie, ky trajtim na dha shpresë dhe më pas na solli foshnjën tonë,” – tha një...