Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forcat ruse sulmojnë sërish Ukrainën, dy të vrarë dhe pesë të plagosur në Odesa
👁8561
Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin ukrainas të Odesës. Për pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë, sipas guvernatorit të rajonit, Oleh Kpir. Sulmet shënjestruan ndërtesa banimi, një supermarket dhe një shkollë, të cilat u dëmtuan. Odesa është një qytet port me rëndësi strategjike në Detin e Zi dhe është sulmuar vazhdimisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Deri më tani Rusia ende nuk ka komentuar për sulmin. Top Channel