Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Kapacitetet detare, ajrore dhe amfibe të forcave aleate ishin në qendër të vëmendjes në bordin e anijes turke TCG ANADOLU dhe në bregdetin shqiptar, gjatë aktivitetit Neptune Strike 26-4, më 19 tetor 2026, duke demonstruar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që përbëjnë bazën e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në aktivitet morën pjesë personalitete të shquara, përfshirë drejtues të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura nga Shqipëria dhe Turqia, si dhe atashe ushtarakë të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s: Bullgaria, Republika Çeke, Gjermania, Greqia dhe Polonia. Ata ndoqën demonstrimet që shfaqën aftësinë e forcave aleate për të vepruar së bashku në det, në ajër dhe në tokë. “TCG Anadolu është një anije shumëfunksionale për sulme amfibe dhe një nga platformat më të afta të Marinës Ushtarake Turke....