‘Fllad Vere’ – Ekspozita e piktorit Mario Shemaj: Figurat janë simbolikë e intimes

‘Fllad Vere’ – Ekspozita e piktorit Mario Shemaj: Figurat janë simbolikë e intimes

Peizazhe verore me sfond detin apo bregdetin me pisha! Figura njerëzore të zhytura në veprime të thjeshta të përditshmërisë: një përqafim, një përkëdhelje, lexim ose thjesht qëndrim në heshtje përballë horizontit e që lëvizin qetësisht nëpër peizazhe që ngjasojnë më shumë me ëndrrat se me realitetin.Kjo është ajo çfarë ofrojnë pikturat e artistit të ri Mario Shemaj në ekspozitën e parë të çelur prej tij në galerinë e Tiranës.“Ka filluar për pasion: me peizazhe verore, ku në sfond janë deti e pishat, gradualisht duke i shtuar figura, që krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me natyrën e gati intime. Shumica e figurave...