Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Fletë votimi të dyshimta në Njësinë 9 në Tiranë, Berisha kërkon ndërprerjen e procesit
👁9012
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një mesazh urgjent drejtuar strukturave të PD-së, me kërkesën për shpërndarje të menjëhershme te të gjithë numëruesit dhe vëzhguesit e angazhuar në procesin zgjedhor. Në mesazh, Berisha denoncon një rast të dyshuar manipulimi në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë, ku sipas tij, janë konstatuar fletë votimi me ngjyra të ndryshme nga njëra-tjetra, duke hedhur dyshime serioze mbi rregullsinë e numërimit. “Mesazh për shpërndarje urgjente te çdo numërues dhe vëzhgues i yni! Numëruesit tanë në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë kanë gjetur fletë votimi me ngjyra të ndryshme nga njëra-tjetra. Çdo...