Fjalët e nënës nuk e ndalën litarin, por as vargjet e tij nuk i ndali vdekja, tragjedia e poetit Havzi Nela

Fjalët e nënës nuk e ndalën litarin, por as vargjet e tij nuk i ndali vdekja, tragjedia e poetit Havzi Nela

Më 10 gusht 1988, në një orë të heshtur të mëngjesit, regjimi komunist shqiptar ekzekutoi me varje poetin Havzi Nela, duke vendosur një nga vulat më të errëta të diktaturës në historinë tonë. Por ajo që duhej të ishte heshtja përfundimtare e një “zëri kundërshtues”, u kthye në një britmë që do të jehonte më fort pas rënies së komunizmit. Nela, i lindur më 20 shkurt 1934 në Kollovoz të Kukësit, ishte rritur në varfëri, por kishte pasuri shpirtërore që s’kishte kufij: dashurinë për fjalën e lirë, për dijen dhe për njeriun. Qysh në rininë e hershme e shfaqi hapur kundërshtimin ndaj padrejtësive të regjimit. U përjashtua si “element destruktiv” nga Instituti Pedagogjik i Shkodrës, por nuk reshti së mësuari të tjerët. Dënimi i tij...