Fituesi i ”Eurovision 2025”, JJ: Uroj që Israeli të mos vijë vitin e ardhshëm

Fituesi i ”Eurovision 2025”, JJ: Uroj që Israeli të mos vijë vitin e ardhshëm

JJ nga Austria është fitues i ”Eurovision 2025” dhe shpreson që Izraeli të përjashtohet nga konkursi i vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Vjenë. Emri i vërtetë i tij është Johannes Pietsch, dhe për gazetën spanjolle El Pais tha se është “zhgënjyese” që Izraeli vazhdon të marrë pjesë në konkursin europian të këngës. “Do të doja që Eurovision-i të mbahej vitin e ardhshëm në Vjenë dhe pa Izraelin. Por topi është në duart e EBU-së. Ne, artistët, mundet vetëm të ngremë zërin për këtë çështje”, tha këngëtari 24-vjeçar. Pjesëmarrja e Izraelit në konkurs ka pasur kritika të përsëritura...
Burimi: Kohajone.com