Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Finalizohet operacioni policor “Asset Lock”/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, i përkisnin 32-vjeçarit…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Asset Lock”, që çoi në sekuestrimin e pasurive me një vlerë të përllogaritur prej 875 mijë eurosh, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash të rënda penale. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit P. P., 32 vjeç. Ky i fundit është dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur...