Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Filmi “Burri i shtëpisë” premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që sivjet shënon edicionin e 31-të
Nga Julia Vrapi Filmi artistik “Burri i shtëpisë” do të shfaqet premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Filmi me regji nga Andamion Murataj do të jetë në konkurrim në këtë festival që këtë vit shënon edicionin e tij të 31, ndërsa marrin pjesë prodhime të ndryshme kinematografike të huaja. Pjesëmarrja e filmit me regji nga Andamion Murataj në këtë festival u bë me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). “Filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media”, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025. Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, thuhet...