“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

Për Bedri Hamzën, nëse Bekim Sejdiu zgjidhet vërtet në krye të vendit, ai duhet ta ushtrojë rolin e një presidenti unifikues. Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pohon se në fakt, hapat e parë të kandidatit konsensual të Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk janë shumë premtuese. Hamza edhe një herë përsëriti qëndrimin e forcës së tij politike se nuk e voton një figurë të propozuar nga dy partitë në fjalë. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së deklaroi “Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”. Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim apo takim mes kandidatit Sejdiu dhe PDK-së për të kërkuar mbështetjen e kësaj partie. “Asnjë...