Filip Shiroka, shkodrani i lirikës poetike, që iku me brengë dhe “erdhi” në “fole” me dallendyshet

Filip Shiroka, shkodrani i lirikës poetike, që iku me brengë dhe “erdhi” në “fole” me dallendyshet

Nga Albert Vataj U lind më 1859 në Shkodër, i biri i Ejll (Engjëll) Shirokës dhe i Rozes së Ndoc Heqimit. Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë, ndër mësuesit e tij qe edhe arbëreshi At Leonardo de Martino.Gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u dërgoi javë për javë artikuj gazetave italiane L’osservatore triestino dhe Il Piccolo, përmes të cilave u bëri të ditur opinionit italik paudhësitë në pësonin në kurriz shqiptarët nga Mbretënija e Stambollës qi ndigjonte fjalët e anmiqve t’onë (dhe anmiqve të vet). Në letrat me Sotir Kolean, Shiroka pohonte se ka qenë “përgjegjësi i fletoreve L’Osservatore...