Fifi jep lajmin e ëmbël: Do të bëhem nënë për herë të dytë!
Këngëtarja e njohur Fifi ka ndarë me ndjekësit një lajm të veçantë nga jeta personale, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Artistja ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për të zbuluar lajmin e bukur, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Në video, Fifi shfaqet duke thënë: “Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”, duke konfirmuar kështu se familja e saj pritet të zgjerohet. Kjo do të jetë hera e dytë që këngëtarja përjeton emocionet e mëmësisë, pasi ajo është nënë e një djali, Theo Mal. Lajmi ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila tashmë pret të mirëpresë një anëtar të ri në familjen e saj.
Burimi:
ntv.al