Monika Kryemadhi thyen rregullin e rreptë të produksionit, zbulon opinionisten e “BBV Albania”
Monika Kryemadhi do të jetë sërish pjesë e “Big Brother VIP Albania”, këtë herë në edicionin e gjashtë të spektaklit, ku pritet të rikthehet në rolin e opinionistes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka zbuluar se është kontaktuar nga produksioni për të firmosur kontratën. “Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim”, i tha ajo moderatores Sidorela Gjoni, duke konfirmuar kështu ftesën për t’u rikthyer në panelin e spektaklit. Gjatë bisedës, Kryemadhi tregoi se eksperienca në edicionin e kaluar kishte qenë mjaft pozitive për të, duke theksuar se kishte shijuar jo vetëm rolin si opinioniste, por edhe bashkëpunimin me stafin e programit....
Burimi:
ntv.al