FEVZIU: RAMA E KA TE VESHTIRE TE QEVERISE
Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar situatën politike në Shqipëri, duke e cilësuar klimën aktuale si një periudhë të rënies së besimit dhe mungesës së frymëzimit politik, si në mazhorancë, ashtu edhe në opozitë. Sipas Fevziut, kryeministri Edi Rama ndodhet përballë vështirësive në qeverisje, në një kohë kur hetimet e SPAK-ut dhe skandalet e raportuara kanë prekur figura dhe institucione të rëndësishme të lidhura me pushtetin. Megjithatë, gazetari theksoi se dobësimi politik nuk nënkupton automatikisht rrëzimin e kryeministrit, për sa kohë ai ruan kontrollin mbi shumicën parlamentare. “Është një situatë kur e ka shumë të vështirë të qeverisë, por është shumë e vështirë edhe ta rrëzosh”, u shpreh Fevziu, duke nënvizuar se fuqia politike e Ramës nuk buron vetëm nga komunikimi publik apo mediat, por kryesisht...
Burimi:
ntv.al