Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali Galway, zemra kulturore e Irlandës
Në Irlandë, qyteti bregdetar i Galway çdo verë shndërrohet në një skenë të hapur të artit dhe krijimtarisë ndërkombëtare. Galway International Arts Festival (GIAF), është një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore në Evropë dhe një pikë takimi për artistë, krijues dhe spektatorë nga mbarë bota. Me një program të pasur prej mbi 200 aktivitetesh të shpërndara në harkun e dy javëve, festivali që nga data 14 korrik deri më 27 korrik, ofron një përvojë të gjithanshme që përfshin teatër, muzikë, arte pamore, instalacione bashkëkohore, performanca rrugore dhe ngjarje letrare. Nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit, galeritë intime dhe sallat...