Fernando Botero dhe universi i formave monumentale që rishkruan kryeveprat e historisë së artit
Në universin artistik të Fernando Boteros, Mona Lisa nuk ka më përmasat që njohim nga piktura e Leonardo da Vincit, ndërsa figurat e portreteve të Rilindjes marrin forma më të rrumbullakosura, duke zënë një hapësirë të re në telajo. Përmes këtij interpretimi të veçantë, artisti kolumbian nuk synoi thjesht të riprodhonte kryeveprat e historisë së artit evropian, por t’u jepte atyre një gjuhë të re pamore, të dallueshme dhe thellësisht personale. Pikturat dhe skulpturat e tij, të karakterizuara nga vëllimi i theksuar i figurave dhe objekteve, e bënë Boteron një prej artistëve më të identifikueshëm të Amerikës Latine. Stili i njohur si “Boterismo” u bë një mënyrë e veçantë për të parë trupin, hapësirën dhe praninë njerëzore, duke e vendosur krijimtarinë e tij në një...
Burimi:
kultplus.com