Burimi:
Gijotina.com

Fermerët e midhjeve të Butrintit paralajmërojnë grevë urie te Ministria e Bujqësisë
👁6050
Prej tre vitesh, fermerëve që merren me kultivimin e midhjes në liqenin e Butrintit, në Sarandë, nuk u janë rinovuar kontratat e shfrytëzimit të impianteve të kultivimit. Pas përfundimit të kontratave 10-vjeçare, kultivuesit thonë se kanë kërkuar prej kohësh rinovimin, por janë sorollatur mes institucioneve pa marrë zgjidhje. Një grup fermerësh ishin sot në zyrat e ministrisë së Bujqësisë, por atyre iu tha se kompetenca për kontratat i kishte kaluar një ministrie tjetër. “Na thanë do t’ia përcjellim ministrisë së Ekonomisë, sepse nuk kemi të drejtë që t’ju japim kontrata sepse i kanë kaluar asaj,” tha kultivuesja Valentina Bufi nga mjediset...