Fëmija 4-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kopshtit në Korçë, transportohet në spital

Fëmija 4-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kopshtit në Korçë, transportohet në spital

Një fëmijë 4 vjeçar është rrëzuar në ambientet e kopshtit. Mësohet se 4 vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës, pasi është rrëzuar në shkallët e kopshtit nr 11 të qytetit. Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr mjekim në spital, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjeola Çule. Policia po bën zbardhjen e rrethanave. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv