Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme. Sipas uniformave blu mësohet se 2-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në...