Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Fatalita”, baleti i krijuar në Shqipëri shfaqet në Palermo, vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë
Nga Julia Vrapi Baleti “Fatalita” që u krijua në vendin tonë u shfaq në Palermo. Një produksion i krijuar në Tiranë që u ngjit në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës. Katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja në baletin “Fatalita”, që shënoi vjet premierën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Baleti në katër tablo, me koreografi nga Toni Candeloro, nën ideimin dhe asistencën e primabalerinës Enada Hoxha dhe një produksion i kuruar nga Edlira Qyshka (kostumografi) dhe Florian Çanga (video design), vijoi rrugëtimin e tij ndërkombëtar pas premierës së suksesshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. ““Fatalita” u jetësua edhe në skenën prestigjioze të Teatro Massimo Palermo! Një produksion...