Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Famullitari Dom Vlash Palaj: Më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë te Thethit se i joshën, i rrejtën dhe në fund i hodhën, i tradhtuan
Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës. Në fjalën e tij, Palaj u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të reflektojnë thellë mbi mënyrën se si sillen me njëri-tjetrin, veçanërisht në komunitete të vogla, ku besimi dhe solidariteti janë jetikë. Ai theksoi se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime, por me mirëkuptim dhe dialog. Ai tha se ligji nuk...