Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, vihet në pranga 21-vjeçari
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi falsifikonte karta identiteti dhe me to merrte kredi. Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false. Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u...