Falsifikoi firmën e motrës për t’i marrë pronën, nën hetim 65-vjeçari nga Gjirokastra

Falsifikoi firmën e motrës për t’i marrë pronën, nën hetim 65-vjeçari nga Gjirokastra

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e motrës së tij, për të përvetësuar një pronë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net