Falsifikimi i pronave në Seman dhe pastrim parash, Kastriot Haskos i sekuestrohen 2.6 mln euro dhe një “Bentley”
foto ilustruese FIER-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kuadër të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Pasuritë i përkasin Kastriot Hasko i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Hasko u arrestua së bashku me ish-drejtorët e Kadastrës Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Sipas hetimeve të Prokurorisë Hasko ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143 hektarë tokë në zonat e Semanit...
Burimi:
zeri.ai