Ezra Pound, poeti modernist që la gjurmë në letërsinë amerikane
Më 30 tetor të vitit 1885 lindi Ezra Pound, poet, shkrimtar dhe kritik amerikan, i konsideruar një nga figurat më të rëndësishme të modernizmit në letërsinë e shekullit XX. Pound ishte një nga themeluesit e lëvizjes poetike të imazhizmit dhe ndikoi në krijimtarinë e shumë autorëve të njohur, mes tyre T.S. Eliot, James Joyce, Ernest Hemingway dhe William Butler Yeats. Vepra e tij më e njohur është poema epike e papërfunduar The Cantos, të cilën e shkroi përgjatë disa dekadave. Krijimtaria e tij përfshinte tema të ndryshme, si kultura, ekonomia, politika dhe historia. Megjithatë, jeta dhe veprimtaria e Pound mbeten të diskutueshme për shkak të mbështetjes së tij ndaj fashizmit dhe propagandës së fuqive të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945 ai...
Burimi:
kultplus.com