Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Tatëpjeta e euros ka vijuar edhe më shumë në këtë fillim tetori, duke kapur kështu minimume të reja në tregun e këmbimit valutor shqiptar. Nga markete, pika shitjeje dhe blerjeje, institucione financiare, monedha evropiane është këmbyer edhe për 87 lekë, duke u zhvlerësuar ndjeshëm përballë superlekut. Ekspertët e ekonomisë, përtej shkaktarëve të përhershëm, e lidhin këtë ecuri edhe me efektet e përafrimit të sektorëve me direktivat e Bashkimit Evropian. ​“Këtu do të doja ta lidhja dhe me konvergjencën që ka ekonomia e Shqipërisë me ekonomitë e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ku ne aspirojmë të bëhemi palë. Dhe është një qasje për të arritur këtë lloj konvergjence, do të ketë dhe një efekt të caktuar në kurset e këmbimit apo në normat e inflacionit....