Euro nuk ndal pikiatën

Euro nuk ndal pikiatën

Euro vijon pikiatën në tregun shqiptar valutor. Monedha e përbashkët europiane ka regjistruar nivele minimale historike, ndërkohë që leku vijon të fitojë terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 91.79 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke shënuar një prej vlerave më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Prej fillimit të muajit Gusht, që këmbehej me 93.53 , monedha e përbashkët ka vijuar të bjerë në mënyrë të vazhdueshme duke shënuar rekorde të reja të këmbimit. Në krahasim me fillimin e vitit 2026, euro ka rënë me 5%, pasi në janar këmbehej me 96.7 lekë.