Euro e dobët dhe paratë e pista

Euro e dobët dhe paratë e pista

Rënia e euros nuk mund të trajtohet vetëm si lajm i mirë për lekun. Për eksportuesin që arkëton në euro dhe paguan shpenzimet në lekë, ajo mund të nënkuptojë tkurrje fitimi. Për familjen që mbështetet te paratë e emigrantëve, do të thotë më pak lekë nga e njëjta shumë e dërguar. Importuesit mund të përfitojnë, por përfitimi për qytetarin varet edhe nga ulja e çmimeve në treg. Eshtë e njohur se shumica e shqiptarëve marrin euro nga familjet e tyre në BE, por forca e euros që po bie përditë, ka ulur edhe fuqinë blerëse të familjeve sepse ushqimet dhe gjithçka tjetër është në lekë, kësisoj kjo rrezikon familjet shqiptare. Rreziku i pastrimit të parave në ndërtime dhe pasuri të paluajtshme është i dokumentuar nga...