Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?

Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?

Euro ka rënë ndjeshëm kundrejt dollarit të SHBA-së në 17 muajt e fundit. Kjo pritet të përkeqësojë inflacionin në BE, ku investitorët janë të shqetësuar nga pasiguria politike dhe niveli i lartë i borxhit në Francë. Euro arriti një minimum 17-mujor kundrejt dollarit në tregtimet e hershme të së hënës, ndërsa shqetësimet për borxhin e vendeve të eurozonës, veçanërisht të Francës, iu shtuan frikës ekzistuese të investitorëve për rritjen e normave të interesit të obligacioneve shtetërore dhe çmimet në rritje të naftës. Gjatë pjesës më të madhe të vitit 2026, euro ka qenë në rënie kundrejt dollarit, duke humbur rreth 5% të vlerës që nga fillimi i vitit. Të hënën (05.10.2026) ajo zbriti në 1,12 dollarë, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit...