Estonia hap garën për këngën që do ta përfaqësojë në Eurovision 2027
Estonia ka nisur rrugëtimin drejt Eurovision Song Contest 2027, duke hapur aplikimet për këngët që do të konkurrojnë në “Eesti Laul”, konkursin tradicional përmes të cilit vendi zgjedh përfaqësuesin e tij në skenën evropiane të muzikës. Transmetuesi publik estonez ERR ka konfirmuar se “Eesti Laul” do të rikthehet edhe në vitin 2027. Finalja do të mbahet më 30 janar në Unibet Arena në Tallinn, ku 12 këngë do të përballen për mundësinë për të përfaqësuar Estoninë në edicionin e 71-të të Eurovision Song Contest. Aplikimet janë hapur më 4 shtator dhe artistët dhe autorët e këngëve kanë kohë deri më 8 tetor për të dorëzuar materialet e tyre. Kështu, gara drejt skenës së Eurovisionit nis fillimisht përmes krijimtarisë së muzikantëve estonezë, të cilët do të...
Burimi:
kultplus.com