Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet të martën, 22 shtator, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit. Ky i fundit u vu në pranga pas 8 muajve në arrati. Arrestimi u realizua në zonën e Plepave në Durrës, më 26 gusht të këtij viti, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Në automjet me të ndodhej edhe ish-efektivi Ulian Shpataraku. Agasi, një prej figurave kyçe të dosjes së bujshme të AKSHI-t, po hetohet që prej vitit 2025, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës...
Burimi:
javanews.al