Enkileda Carja medalje të artë, Rama: Peshëngritëse e talentuar, theu tre rekorde evropiane

Enkileda Carja medalje të artë, Rama: Peshëngritëse e talentuar, theu tre rekorde evropiane

Enkileda Carja ka arritur rezultate mbresëlënëse në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët që po zhvillohet në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës dhe duke thyer tre rekorde europiane gjatë garës. Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku luhet himni shqiptar, ndërsa përcolli urimet për kampionen e re. “Peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Madrid, duke thyer 3 rekorde europiane për të rinj, në peshën 63 kg”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Me një kombinim prej 204...